"Kur detyrimi lidhet me pagesën e një shume parash në monedhë që nuk ka kurs zyrtar në shtetin ku duhet të kryhet pagesa, debitori ka të drejtë të ekzekutojë detyrimin në monedhën që ka kurs zyrtar në shtetin ku duhet të kryhet pagesa, përveç kur në ligj ose në kontratë parashikohet ndryshe."