Neni 450
"Shpërblimi për dëmin e shkaktuar si rrjedhim i vonesës në pagimin e një shume parash, përbëhet nga kamatat e arrira, prej datës së fillimit të vonesës së debitorit, me monedhën zyrtare të vendit ku bëhet pagimi. Përqindja e kamatës caktohet me ligj. Në mbarim të çdo viti kamatat e arrira i shtohen shumës së detyruar mbi bazën e të cilës është bërë llogaritja e tyre. Kamata ligjore paguhet pa qenë i detyruar kreditori të provojë ndonjë dëm. Kur kreditori provon se ka pësuar një dëm më të madh se kamata ligjore, debitori detyrohet t’i paguajë atij pjesën tjetër të dëmit."