Neni 40
"(Shtuar me ligjin nr.8781, datë 3.5.2001) Akti për krijimin e shoqatës, me kërkesë të themeluesve të saj, regjistrohet në gjykatë. Rregullat për organizimin e funksionimin e shoqatës përcaktohen në statutin e saj, i cili duhet të hartohet me shkrim dhe të përmbajë sidomos: a) emrin dhe qëllimin e shoqatës, qendrën e saj dhe territorin në të cilin do të zhvillojë veprimtarinë e vet; b) kushtet e pranimit dhe të largimit të anëtarëve, si dhe të drejtat dhe detyrat e tyre; c) organet drejtuese të shoqatës, mënyrën e formimit dhe kompetencat e tyre; ç) afatet, mënyrën e thirrjes dhe kompetencat e mbledhjeve të përgjithshme dhe të delegatëve; d) burimin e mjeteve materiale të saj, si dhe kontributet apo kuotat që duhet të japë çdo anëtar; dh) mënyrën e ndryshimit të statutit dhe të mbarimit të shoqatës."