Neni 39-1
"(Shtuar me ligjin nr.8781, datë 3.5.2001) Shoqata ka të drejtë të ketë në pronësi pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, të realizojë të ardhura nëpërmjet administrimit të këtyre pasurive, si dhe ushtrimit të veprimtarive të tjera, në përputhje me ligjin dhe me qëllimin e objektin e veprimtarisë së shoqatës, të parashikuar në statutin e saj. Të ardhurat e realizuara nga shoqata duhet të përdoren vetëm për realizimin e veprimtarive që parashikohen në qëllimin dhe objektin e veprimtarisë së parashikuar në statutin e saj. Nuk lejohet që shoqata të kryejë veprimtari fitimprurëse."