Neni 298
"Poseduesi me keqbesim për gjithë kohën e posedimit të tij, detyrohet t’i kthejë pronarit bashkë me sendin edhe frutat natyrore të veçuara e frutat civile të vjela ose që janë bërë të kërkueshme, dhe të ardhurat e tjera që duhej të vilte, si dhe të shpërblejë pronarin për përdorimin e sendit dhe për humbjen, dëmtimin ose pamundësinë e kthimit të sendit qoftë dhe pa fajin e tij. Ai shkarkohet nga përgjegjësia kur provon se dëmi do të shkaktohej edhe sikur të kishte dorëzuar sendin në kohën e duhur, përveç kur ai është marrë me anë vepre penale. E drejta e poseduesit për shpenzimet"