Neni 297
"Poseduesit me mirëbesim i takojnë frutat natyrore të veçuara dhe frutat civile të vjela që janë bërë të kërkueshme deri në ditën që ka marrë dijeni se është posedues i paligjshëm, ose që i është njoftuar padia e pronarit për kërkimin e sendit. Ai nuk detyrohet të shpërblejë pronarin për humbjen, dëmtimin ose pamundësinë e kthimit të sendit për çdo shkak tjetër, por pas kësaj dite ai përgjigjet për frutat e vjela ose që duhet të kish vjelë, duke vepruar me përkujdesje deri në kohën e kthimit të sendit, për shpërblimin për përdorimin e sendit, si dhe për humbjen, dëmtimin ose pamundësinë e kthimit për faj të tij."