NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 1119

"Dhënia e informatave të pasakta në kërkesën ose në dokumentet e paraqitura, në bazë të të cilave është lidhur kontrata e sigurimit, ose lënia në harresë e informatave kur vërtetohet se nuk janë bërë me dashje ose nga pakujdesia e rëndë, nuk përbën shkak për zgjidhjen e kontratës, por siguruesi mund të heqë dorë nga kontrata, duke e njoftuar të siguruarin me shkrim, brenda 3 muajve nga marrja dijeni e tyre. Në qoftë se ngjarja e sigurimit vërtetohet përpara se pasaktësitë e informatave ose lënia në harresë e tyre, të njihen nga siguruesi, ose përpara se të jetë deklaruar heqja dorë nga kontrata, shuma e detyruar ulet në proporcion me diferencën midis shumës së caktuar në kontratë dhe asaj që do të ishte zbatuar, në se do të njihej gjendja e vërtetë e fakteve."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →