Neni 1118
"Kur pas lidhjes së kontratës së sigurimit del se i siguruari duke ditur ka dhënë informata jo të sakta në kërkesën ose në dokumentet e paraqitura prej tij dhe në bazë të të cilave është lidhur kontrata e sigurimit, siguruesi brenda tre muajve nga marrja dijeni ka të drejtë: a) të ndryshojë masën e primit të sigurimit, të shumës së sigurimit ose afatin e sigurimit; b) të zgjidhë kontratën e sigurimit në rast se ka rrethana të tilla, që po t’i dinte siguruesi nuk do të kishte lidhur kontratën. Në këtë rast, primet e sigurimit deri në kohën që kërkohet prishja e kontratës, e në çdo rast primi i sigurimit për t’u paguar në vitin e parë të kontratës, nuk i kthehen të siguruarit. Në qoftë se vërtetohet ngjarja e sigurimit përpara se të fillojë afati i treguar në paragrafin e mësipërm, siguruesi nuk është i detyruar të paguajë shumën e sigurimit. Kur kontrata e sigurimit është lidhur për më shumë se një person ose sende, ajo mbetet e vlefshme për ata persona ose sende, të cilëve nuk u referohen deklarimet e pasakta apo heshtja."