Neni 1040
"Në qoftë se me garancitë e një ose më shumë kredive janë bllokuar depozita në para, mallra ose tituj që nuk kanë qenë të individualizuar ose për të cilat i është lënë bankës mundësia për t’i disponuar, banka duhet të kthejë vetëm shumën ose një pjesë të mallrave ose të titujve që tejkalojnë shumën e kredive të garantuara. Ky tejkalim përcaktohet në lidhje me vlerën e mallrave ose të titujve në kohën e mbarimit të kredive. D. Veprimet bankare me llogari rrjedhëse"