Neni 1039
"Në qoftë se vlera e garancisë pakësohet të paktën në një të dhjetën në krahasim me vlerën e saj në kohën e lidhjes së kontratës, banka mund t’i kërkojë debitorit një garanci plotësuese, me paralajmërimin se në mungesë të saj do të veprohet për shitjen e këtyre mallrave ose titujve të dhëna peng. Në qoftë se debitori nuk vepron në përputhje me kërkesat, banka mund të veprojë për shitjen e tyre në bazë të dispozitave për pengun. Banka ka të drejtën e pagimit të menjëhershëm të tepricës të llogarisë që nuk është përmbushur plotësisht nga shumat e rezultuara nga shitja"