Neni 1030
"Kur afati i kontratës ka mbaruar, banka mbas një lajmërimi të mbajtësit ose me kalimin e gjashtë muajve nga data e mbarimit, mund t’i kërkojë gjykatës autorizimin për hapjen e kasetës. Lajmërimi mund të bëhet edhe nëpërmjet postës rekomande të konfirmuar. Hapja kryhet në praninë e një noteri duke patur parasysh edhe masat që gjykata i quan të nevojshme. Gjykata mund të urdhërojë marrjen e masave të nevojshme për ruajtjen e objekteve të gjetura duke përfshirë edhe shitjen e një pjese të tyre, që është e nevojshme për të plotësuar shpenzimet e bëra nga banka. C. Hapja (çelja) e kredisë bankare Përkufizimi"