Neni 1029
"Kur kaseta është në emër të disa personave, hapja e saj i njihet secilit prej tyre, përveç ndonjë marrëveshjeje të kundërt. Në rast vdekje të mbajtësit të vetëm ose të njërit të këtyre mbajtësve, banka që ka marrë njoftimin mund të lejojë hapjen e kasetës me marrëveshjen e të gjithë atyre që e kanë të drejtë, ose sipas mënyrës së përcaktuar nga gjykata."