Neni 95
"Kërkesa e transferimit 1. Kërkesa e transferimit depozitohet, bashkë me dokumentet që lidhen me të, në sekretarinë e gjykatës kompetente dhe u njoftohet brenda shtatë ditëve palëve të tjera. 2. Kërkesa e të pandehurit nënshkruhet personalisht ose nga një përfaqësues i tij i posaçëm. 3. Gjykata ia dërgon menjëherë Gjykatës së Lartë kërkesën bashkë me dokumentet dhe vërejtjet eventuale. 4. Mosrespektimi i formave dhe i afateve të parashikuara nga paragrafët 1 dhe 2 është shkak për mospranimin e kërkesës."