Neni 93
"Ndarja e çështjeve (Shfuqizuar shkronja “c” dhe vendosur shenja e pikësimit e shtuar fjalë në shkronjën “ç” të pikës 1 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Ndarja e çështjeve vendoset, edhe kryesisht, vetëm kur nuk dëmtohet vërtetimi i fakteve, në këto raste: a) kur për një a më shumë të pandehur ose për një a më shumë akuza është vendosur pezullimi i procedimit; b) kur një a më shumë të pandehur nuk janë paraqitur në gjyq për shkak të pavlefshmërisë së aktit të thirrjes, të padijenisë pa faj për aktin e thirrjes ose për shkak të pengesave të ligjshme; c) Shfuqizuar. ç) kur për një a më shumë të pandehur ose për një a më shumë akuza hetimi gjyqësor është i plotë, kurse për të pandehurit e tjerë ose për akuzat e tjera, me përjashtim të rastit kur akuza është ngritur për kryerjen e veprës penale në bashkëpunim është e nevojshme të kryhen veprime të tjera. 2. Përveç rasteve të parashikuara nga paragrafi 1 ndarja mund të vendoset edhe me marrëveshje të palëve, kur gjykata e çmon të dobishme për qëllimet e shpejtësisë së gjykimit. SEKSIONI VII TRANSFERIMI I ÇËSHTJES"