Neni 9-a
"Të drejtat e viktimës nga vepra penale (Shtuar me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Gjatë procedimit penal, viktima ka të drejtat e parashikuara nga ky Kod. 2. Organet publike duhet të garantojnë që viktimat e veprës penale të trajtohen me respekt për dinjitetin e tyre njerëzor dhe të mbrohen nga ridëmtimi, gjatë ushtrimit të të drejtave të parashikuara nga ky Kod."