Neni 8
"Përdorimi i gjuhës shqipe (Shtuar fjali në pikën 2 dhe shtuar pika 3, me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Në të gjithë fazat e procedimit përdoret gjuha shqipe. 2. Personat që nuk dinë shqip përdorin gjuhën e tyre dhe, me anën e përkthyesit, kanë të drejtë të flasin e të marrin dijeni për provat e aktet, si dhe për zhvillimin e procedimit. Personat që nuk dëgjojnë dhe nuk flasin kanë të drejtë të përdorin gjuhën e shenjave. 3. Shpenzimet e përkthimit dhe interpretimit paguhen nga shteti."