NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 75-a

"Kompetencat e Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (Shtuar me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002 dhe ndryshuar me ligjet nr.9276, datë 16.9.2004, nr.9911, datë 5.5.2008, nr.145, datë 2.5.2013, nr. 21, datë 10.3.2014, nr. 99, datë 31.7.2014 dhe nr. 35/2017, datë 30.3.2017) Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar gjykon: a) krimet e parashikuara nga nenet 244, 244/a, 245, 245/1, 257, 258, 259, 259/a, 260, 312, 319, 319/a, 319/b, 319/c, 319/ç, 319/d, 319/dh dhe 319/e; b) çdo vepër penale e kryer nga grupi i strukturuar kriminal, organizata kriminale, organizata terroriste dhe banda e armatosur, sipas përcaktimeve të Kodit Penal; c) akuzat penale kundër Presidentit te Republikes, Kryetarit te Kuvendit, Kryeministrit, anetarit te Keshillit te Ministrave, gjyqtarit te Gjykates Kushtetuese dhe te Gjykates se Larte, Prokurorit te Përgjithshëm, Inspektorit te Larte te Drejtesise, kryetarit te bashkise, deputetit, zevendesministrit, anetarit te Keshillit te Larte Gjyqesor dhe te Keshillit te Larte te Prokurorise, dhe drejtuesve te institucioneve qendrore ose te pavarura te percaktuara ne Kushtetute ose ne ligj; ç) akuzat penale kundër ish-funksionarëve të mësipërm, kur vepra është kryer gjatë ushtrimit të detyrës."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →