NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 64

"Heqja dorë nga gjykimi i padisë civile 1. Heqja dorë nga gjykimi i padisë civile mund të bëhet në çdo gjendje dhe shkallë të procedimit me një deklaratë të bërë personalisht nga paditësi ose nga përfaqësuesi i tij në seancë ose me akt të shkruar e të depozituar në sekretarinë e gjykatës dhe të njoftuar palëve të tjera. 2. Në qoftë se paditësi civil nuk paraqet konkluzionet në diskutimin përfundimtar ose kur ngre padi përpara gjykatës civile, quhet se ka hequr dorë nga gjykimi i padisë civile. 3. Kur hiqet dorë nga gjykimi i padisë sipas paragrafëve 1 dhe 2, gjykata penale nuk mund të njohë shpenzimet dhe dëmet e shkaktuara të pandehurit dhe të paditurit nga ndërhyrja e paditësit civil. Padia për kërkimin e tyre mund të ngrihet para gjykatës civile. 4. Heqja dorë nuk pengon ngritjen e padisë në gjykatën civile."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →