NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 55

"Mospranimi, dorëheqja ose revokimi i mbrojtësit 1. Mbrojtësi që nuk pranon detyrën që i është besuar ose që heq dorë prej saj njofton menjëherë organin procedues dhe atë që e ka caktuar. 2. Mospranimi ka efekt që nga çasti kur i komunikohet organit procedues. 3. Dorëheqja nuk ka efekt derisa pala të ndihmohet me një mbrojtës të besuar të ri ose me një mbrojtës të caktuar kryesisht dhe të ketë mbaruar afati që mund t’i jetë dhënë mbrojtësit zëvendësues për t’u njohur me aktet dhe provat. 4. Dispozita e paragrafit 3 zbatohet edhe në rastin e revokimit. 5. Heqja dorë e përfaqësuesit të paditësit dhe të të paditurit civil nuk pengon në asnjë rast vazhdimin e procedimit."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →