Neni 521
"Rastet e moslejimit të ekzekutimit të dënimit jashtë shtetit 1. Ministria e Drejtësisë nuk mund të kërkojë ekzekutimin jashtë shtetit të një vendimi penal dënimi me kufizim të lirisë personale kur ka arsye të çmohet se i dënuari do t’u nënshtrohet akteve persekutuese ose diskriminuese për shkak të racës, fesë, seksit, kombësisë, gjuhës apo bindjeve ose dënimeve e trajtimeve të egra, çnjerëzore ose poshtëruese."