NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 52

"Garancitë për mbrojtësin (Shtuar shkronja “c” në pikën 1, fjalia e dytë në pikën 2, shenja e pikësimit dhe fjalë në pikën 3 dhe hequr fjalë në pikën 6, me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Këqyrjet dhe kontrollimet në zyrën e mbrojtësit lejohen vetëm: a) kur ai ose persona të tjerë që zhvillojnë vazhdimisht veprimtari në të njëjtën zyrë janë të pandehur dhe vetëm brenda qëllimeve për të provuar veprën penale që u atribuohet; b) për të zbuluar gjurmët ose provat materiale të veprës penale ose për të kërkuar sende a persona të përcaktuar në mënyrë të posaçme. c) në rastet kur mbrojtësi ndodhet në kushtet e flagrancës ose ndjekjes, sipas paragrafit 1, të nenit 298, të këtij Kodi. 2. Para se të bëjë këqyrjen, kontrollimin ose sekuestrimin në zyrën e një mbrojtësi, organi procedues njofton këshillin drejtues të dhomës së avokatëve me qëllim që një anëtar i tij të ketë mundësinë që të jetë i pranishëm në veprimet. Përveç rasteve të flagrancës, organi procedues shtyn këqyrjen, kontrollimin ose sekuestrimin deri ne mbërritjen e anëtarit të caktuar, por jo më shumë së 2 orë pasi është informuar Dhoma e Avokatisë. Në çdo rast një kopje e aktit i dërgohet këshillit drejtues të dhomës së avokatëve. 3. Këqyrjet, kontrollimet dhe sekuestrimet në zyrat e mbrojtësve, sipas shkronjave “a” dhe “b”, të paragrafit 1, të këtij neni, i bën gjyqtari personalisht, kurse gjatë hetimeve paraprake ato i bën prokurori në bazë të një vendimi autorizues të gjykatës. 4. Nuk lejohet përgjimi i bisedimeve ose i komunikimit të mbrojtësve dhe të asistentëve të tyre, as ndërmjet njëri-tjetrit dhe as me personat që ata mbrojnë. 5. Ndalohet çdo formë kontrolli e korrespondencës ndërmjet të pandehurit dhe mbrojtësit të tij. 6. Rezultatet e këqyrjeve, të kontrollimeve, të sekuestrimeve, të përgjimeve të bisedave ose të komunikimit, të kryera në shkelje të dispozitave të mësipërme, nuk mund të përdoren."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →