NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 512

"Njohja e vendimeve penale të huaja 1. Ministria e Drejtësisë, kur i vjen një vendim penal i dhënë jashtë shtetit ndaj shtetasve shqiptarë ose të huaj ose pa shtetësi, por me banim në shtetin shqiptar, ose ndaj personave të proceduar penalisht në shtetin shqiptar, i dërgon prokurorit pranë gjykatës së rrethit gjyqësor të vendbanimit ose vendqëndrimit të personit, një kopje të vendimit dhe dokumentacionin përkatës, bashkë me përkthimin në gjuhën shqipe. 2. Ministria e Drejtësisë kërkon njohjen e një vendimi penal të huaj edhe kur çmon se në bazë të një marrëveshje ndërkombëtare ky vendim duhet të ekzekutohet ose t’i njihen efekte të tjera në shtetin shqiptar. 3. Prokurori i bën kërkesë gjykatës së rrethit gjyqësor për njohjen e vendimit të huaj. Nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë ai mund t’u kërkojë autoriteteve të huaja informacionet që i çmon të nevojshme."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →