NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 509

"Dërgimi i letërporosive autoriteteve të huaja 1. Letërporositë e gjykatave dhe prokurorive, të drejtuara autoriteteve të huaja për njoftimet dhe marrjen e provave, i dërgohen Ministrisë së Drejtësisë, e cila merr masa për t’i nisur ato. 2. Kur çmon se mund të rrezikohet sigurimi ose interesat e tjera të rëndësishme të shtetit, Ministria urdhëron, brenda tridhjetë ditëve nga marrja e letërporosisë, që kësaj të mos i jepet rrugë. 3. Ministria i komunikon autoritetit procedues që ka bërë kërkesën datën e marrjes së saj dhe nisjen e letërporosisë ose urdhrin për të mos i dhënë rrugë letërporosisë. 4. Në rastet e ngutshme, autoriteti procedues mund të vendosë nisjen direkt, duke informuar Ministrin e Drejtësisë."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →