NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 506

"Procedimi gjyqësor (Shtuar dhe ndryshuar me ligjin nr. 99, datë 31.7.2014) 1. Letërporosia e huaj nuk mund të vihet në ekzekutim pa u marrë më parë vendimi në favor i gjykatës së vendit ku duhet të procedohet. 2. Prokurori i rrethit, pasi merr aktet nga Ministria e Drejtësisë, paraqet kërkesën në gjykatë brenda 5 ditëve nga paraqitja e akteve nga Ministria e Drejtësisë. 3. Gjykata disponon ekzekutimin e letërporosisë me vendim brenda 10 ditëve nga paraqitja e kërkesës. 4. Ekzekutimi i letërporosisë nuk pranohet: a) kur janë rastet që Ministria e Drejtësisë nuk i jep rrugë letërporosisë, në përputhje edhe me parashikimet e akteve ndërkombëtare, në të cilat Republika e Shqipërisë është palë dhe rezervat e deklarimet ligjore; b) kur fakti për të cilin procedon autoriteti i huaj nuk parashikohet nga ligji shqiptar si vepër penale."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →