NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 504

"Kërkesa për ekstradim (Ndryshuar pika 4 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Ministria e Drejtësisë është kompetente që t’i kërkojë një shteti të huaj ekstradimin e një personi të proceduar ose të dënuar penalisht, ndaj të cilit duhet të ekzekutohet një masë që kufizon lirinë personale. Për këtë, prokurori pranë gjykatës në territorin e së cilës procedohet ose është dhënë vendim dënimi, i bën kërkesë Ministrisë së Drejtësisë, duke i dërguar aktet dhe dokumentet e nevojshme. Kur nuk e pranon kërkesën, Ministria njofton autoritetin që e ka bërë atë. 2. Ministria e Drejtësisë është kompetente të vendosë në lidhje me kushtet e vëna eventualisht nga shteti i huaj për të dhënë ekstradimin, kur ato nuk vijnë në kundërshtim me parimet themelore të rendit juridik shqiptar. Autoriteti procedues detyrohet të respektojë kushtet e pranuara. 3. Ministria e Drejtësisë mund të vendosë, për qëllimet e ekstradimit, kërkimin jashtë shtetit të personit të proceduar ose të dënuar dhe arrestimin e tij të përkohshëm. 4. Paraburgimi jashtë shtetit, si rrjedhojë e një kërkese ekstradimi të paraqitur nga shteti shqiptar, llogaritet në masën e dënimit, sipas rregullave që normon neni 57 i Kodit Penal."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →