NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 501

"Zgjerimi i ekstradimit të dhënë dhe riekstradim i 1. Në rast kërkese të re të ekstradimit, të paraqitur pas dorëzimit të të ekstraduarit dhe që ka si objekt një vepër penale të ndodhur para dorëzimit, të ndryshme nga ajo për të cilin ekstradimi është dhënë, respektohen për aq sa janë të zbatueshme, dispozitat e këtij kreu. Kërkesës duhet t’i bashkëlidhen deklaratat e të ekstraduarit, të bëra përpara një gjyqtari të shtetit kërkues për zgjerimin e ekstradimit. 2. Gjykata procedon në mungesë të të ekstraduarit. 3. Nuk ka vend për gjykim në qoftë se i ekstraduari, me deklaratat e parashikuara në paragrafin 1, ka pranuar zgjerimin e ekstradimit 4. Dispozitat e sipërme zbatohen edhe në rastin kur shteti, të cilit i është dorëzuar personi, kërkon pëlqimin për riekstradimin e po këtij personi në një shtet tjetër."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →