Neni 50
"Shtrirja e të drejtave të të pandehurit te mbrojtësi 1. Mbrojtësi ka të drejtat që ligji i njeh të pandehurit, përveç atyre që i rezervohen personalisht këtij të fundit. 2. Mbrojtësi ka të drejtë të komunikojë lirisht dhe vetëm për vetëm me të ndaluarin, të arrestuarin apo të dënuarin, të njoftohet paraprakisht për kryerjen e veprimeve hetimore ku është i pranishëm i pandehuri dhe të marrë pjesë në to, t’u drejtojë pyetje të pandehurit, dëshmitarëve dhe ekspertëve, të njihet me të gjithë materialin e çështjes në përfundim të hetimeve. 3. I pandehuri mund të zhvleftësojë, me deklarim të shprehur, veprimin e kryer nga mbrojtësi para se të jetë marrë një vendim nga gjykata lidhur me këtë veprim."