NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 498

"Vendimi i gjykatës ( Ndryshuar pikat 1 dhe 5 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Gjykata jep vendim në favor të ekstradimit kur në ngarkim të personit të kërkuar ka një masë shtrënguese, kur ka të dhëna të rëndësishme fajësie ose kur ekziston një vendim dënimi i formës së prerë. Në këtë rast, kur ka kërkesë nga Ministria e Drejtësisë, të paraqitur nëpërmjet prokurorit, gjykata vendos paraburgimin e personit që duhet të ekstradohet dhe që ndodhet në gjendje të lirë, si dhe sekuestrimin e provave materiale dhe të sendeve që i përkasin veprës penale. 2. Gjykata jep vendim kundër ekstradimit kur janë rastet e parashikuara për mospranimin e kërkesës së ekstradimit. 3. Kur gjykata jep vendim kundër ekstradimit, ekstradimi nuk mund të bëhet. 4. Vendimi kundër ekstradimit ndalon dhënien e një vendimi të mëpasshëm në favor të ekstradimit si rezultat i një kërkese të re të paraqitur për të njëjtat fakte nga i njëjti shtet, përveçse kur kërkesa mbështetet në elemente që nuk kanë qenë vlerësuar nga gjykata. 5. Kundër vendimit të gjykatës, lidhur me kërkesën e ekstradimit, mund të bëhet ankim në gjykatën e apelit nga personi i interesuar, nga mbrojtësi i tij dhe nga prokurori brenda 10 ditëve."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →