Neni 483
"Heqja e shënimeve (Shtuar shkronja “ç” me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Shënimet në regjistër hiqen pas marrjes së njoftimit zyrtar të vdekjes së personit, të cilit i referohen kur ai bëhet tetëdhjetë vjeç. 2. Hiqen edhe shënimet lidhur me: a) vendimet e revokuara për shkak të rishikimit ose të shfuqizimit të veprës penale; b) vendimet e pafajësisë ose të pushimit kur kanë kaluar dhjetë vjet nga dita që vendimi ka marrë formë të prerë; c) vendimet e dënimit për kundërvajtje kur është dhënë dënimi me gjobë, me kalimin e dhjetë vjetëve nga dita kur vendimi është ekzekutuar. ç) masat dhe vendimet e dënimit për kundërvajtje penale të kryera nga të miturit, kur ata arrijnë moshën 21 vjeç."