Neni 476
"Shtyrja e ekzekutimit të vendimit (Ndryshuar pika 3 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Gjykata që ka dhënë vendimin e dënimit, me kërkesën e të dënuarit, të mbrojtësit ose të prokurorit, mund të vendosë shtyrjen e ekzekutimit të vendimit në këto raste: a) kur i dënuari vuan nga një sëmundje që pengon ekzekutimin e vendimit. Ekzekutimi shtyhet gjer në shërimin e të dënuarit; b) kur e dënuara është shtatzënë ose me fëmijë nën një vjeç. Ekzekutimi shtyhet gjer sa fëmija të bëhet një vjeç; c) kur vuajtja e menjëhershme e dënimit mund të sjellë pasoja të rënda për të dënuarin ose familjen e tij. Shtyrja e ekzekutimit në këto raste nuk mund të zgjatet më tepër se gjashtë muaj; ç) në çdo rast tjetër që çmohet nga gjykata si i veçantë, duke u shtyrë ekzekutimi gjer në tre muaj. 2. Me paraqitjen e kërkesës gjykata ka të drejtë të pezullojë ekzekutimin e vendimit gjer në shqyrtimin e saj. 3. Gjykata arsyeton vendimin brenda 5 ditëve. Kundër vendimit lejohet ankim brenda 5 ditëve. Gjykata e apelit vendos mbi ankimin brenda 10 ditëve nga data e marrjes së akteve."