NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 474

"Disa vendime për të njëjtin fakt 1. Kur disa vendime janë dhënë kundër të njëjtit person për të njëjtin fakt, gjykata urdhëron ekzekutimin e vendimit me të cilin është dhënë dënimi më i lehtë, duke i deklaruar të tjerët të pazbatueshëm. Kur dënimet kryesore janë të barabarta, mbahet parasysh dënimi plotësues. 2. Kur ka disa vendime pushimi ose pafajësie, i interesuari tregon vendimin që duhet ekzekutuar dhe kur ai nuk e bën këtë, prokurori për rastin e pushimit dhe gjykata për rastin e pafajësisë, urdhërojnë ekzekutimin e vendimit më të favorshëm. 3. Kur bëhet fjalë për një vendim pafajësie dhe për një vendim dënimi, gjykata urdhëron ekzekutimin e vendimit të pafajësisë, duke revokuar vendimin e dënimit, ndërsa kur është fjala për një vendim mosfillimi të dhënë nga prokurori dhe një vendim të dhënë në gjykim, gjykata urdhëron ekzekutimin e vendimit të dhënë në gjykim."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →