Neni 469
"Ekzekutimi i disa dënimeve 1. Kur i njëjti person është dënuar me disa vendime për vepra penale të ndryshme, prokurori pranë gjykatës që ka dhënë vendimin e fundit i kërkon gjykatës që të caktojë dënimin që duhet të ekzekutohet, duke respektuar normat mbi bashkimin e dënimeve. 2. Kërkesa e prokurorit i njoftohet të dënuarit dhe mbrojtësit të tij."