Neni 467
"Ekzekutimi i dënimeve me gjobë 1. Vendimet që përmbajnë dënimin me gjobë ekzekutohen nga zyra e përmbarimit. 2. Kur vërtetohet pamundësia e marrjes së gjobës ose e një pjese të saj, prokurori i bën kërkesë gjykatës që ka dhënë vendimin për të bërë konvertimin. Me kërkesën e të dënuarit, gjykata mund ta shtyjë konvertimin deri në gjashtë muaj. Kjo periudhë nuk llogaritet në afatet e parashkrimit. 3. Kundër vendimit të konvertimit mund të bëhet ankim, i cili pezullon ekzekutimin e tij."