NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 465

"Llogaritja e paraburgimit dhe e dënimeve të shlyera 1. Në caktimin e kohës së dënimit me burgim, prokurori llogarit periudhën e paraburgimit të vuajtur për të njëjtën vepër ose për një vepër penale tjetër, periudhën e dënimit me burgim të shlyer për një vepër penale tjetër, kur dënimi përkatës është revokuar ose kur për veprën penale është dhënë amnisti apo falje. 2. Në çdo rast llogariten vetëm paraburgimi ose dënimi i shlyer pas kryerjes së veprës penale, për të cilën duhet të caktohet dënimi që do të ekzekutohet. 3. Pasi bën llogaritjet, prokurori nxjerr urdhrin, i cili i njoftohet të dënuarit dhe mbrojtësit të tij."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →