NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 459

"Kompensimi për dënim të padrejtë (Ndryshuar pika 5 me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002) 1. Ai që ka marrë pafajësinë gjatë rishikimit, kur nuk ka dhënë shkak me dashje ose pakujdesi të rëndë për gabimin gjyqësor, ka të drejtë për një kompensim në përpjesëtim me kohëzgjatjen e dënimit dhe me pasojat personale dhe familjare që rrjedhin nga dënimi. 2. Kompensimi bëhet me pagimin e një shume parash ose me dhënien e një të ardhure jetësore. 3. Kërkesa për kompensim bëhet, me pasojë mospranimi, brenda dy vjetëve nga dita që vendimi i rishikimit ka marrë formë të prerë dhe paraqitet në sekretarinë e gjykatës që ka dhënë vendimin. 4. Kërkesa i komunikohet prokurorit dhe të gjithë të interesuarve. 5. Kundër vendimit për kompensim mund të bëhet ankim."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →