Neni 457
"Disponimet në rastin e pranimit të kërkesës (Ndryshuar me ligjin nr. 8813, datë 13.6.2002) 1. Gjykata, kur jep vendim pafajësie urdhëron kthimin e shumave të paguara për ekzekutimin e dënimit me gjobë, për shpenzimet procedurale, heqjen e masave të sigurimit pasuror, si dhe për shpërblimin e dëmeve në dobi të paditësit civil që ka marrë pjesë në gjykimin e rishikimit. Ajo urdhëron edhe kthimin e sendeve që janë konfiskuar, me përjashtim të sendeve, prodhimi, përdorimi, transportimi, mbajtja e të cilave përbën vepër penale."