Neni 447
"Rigjykimi pas prishjes 1. Në rigjykim nuk lejohet diskutimi i kompetencës së njohur me vendimin e prishjes. 2. Gjykata e rigjykimit i përmbahet vendimit të Gjykatës së Lartë për çdo çështje të së drejtës që është vendosur me të. 3. Në rigjykim nuk mund të ngrihen pavlefshmëritë e vërtetuara në gjykimet e mëparshme ose gjatë hetimeve paraprake. 4. Prishja e vendimit vlen edhe për të pandehurin që nuk ka bërë rekurs, përveçse kur shkaku i prishjes është personal."