NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 430-1

"Shpallja dhe depozitimi i vendimit (Shtuar me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Vendimi shpallet në seancë nga kryetari ose një anëtar i trupit gjykues me anë të leximit të dispozitivit. 2. Pas dispozitivit kryetari lexon vendimin e arsyetuar. Arsyetimi i vendimit mund të jepet me shkrim edhe në mënyrë të përmbledhur, duke treguar shkaqet kryesore mbi të cilat bazohet vendimi. Në këtë rast gjykata u jep palëve në seancë vendimin e përmbledhur me shkrim. 3. Vendimi depozitohet në sekretari menjëherë pas shpalljes. Nëpunësi i caktuar vë nënshkrimin dhe shënon datën e depozitimit. 4. Kur vendimi shpallet i përmbledhur, ai arsyetohet brenda 30 ditëve nga shpallja e tij. Ky afat mund të zgjatet për një periudhë tjetër 30-ditore nëse çështja është gjykuar në Gjykatën e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. 5. Afati i parashikuar për të arsyetuar vendimin me shkrim, sipas pikës 4, të këtij neni, mund të zgjatet në raste përjashtimore, për shkaqe të përligjura. Në këtë rast njoftohet kryetari i gjykatës."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →