NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 43

"Verifikimet për përgjegjshmërinë e të pandehurit 1. Kur ka arsye të çmohet se për shkak të sëmundjes mendore të shkaktuar pas ngjarjes i pandehuri nuk është në gjendje të marrë pjesë me vetëdije në procedim, gjykata vendos, edhe kryesisht, ekspertimin. 2. Gjatë kohës që vazhdon ekspertimi, gjykata, me kërkesën e mbrojtësit, merr provat që mund të çojnë në pafajësinë e të pandehurit, dhe kur vonesa paraqet rrezik, çdo provë tjetër të kërkuar nga palët. 3. Kur nevoja e përcaktimit të përgjegjshmërisë del gjatë hetimeve paraprake, ekspertimi urdhërohet nga prokurori kryesisht ose me kërkesën e të pandehurit apo të mbrojtësit të tij. Ndërkohë prokurori kryen vetëm veprimet që nuk kërkojnë pjesëmarrjen e vetëdijshme të të pandehurit. Kur vonesa paraqet rrezik, mund të merren prova vetëm në rastet e parashikuara për sigurimin e provës."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →