search KËRKO
Kodi i Procedurës Penale

Neni 423

"Apeli kundërshtues 1. Pala që nuk ka bërë ankim brenda afatit mund të bëjë apel kundërshtues brenda pesë ditëve nga dita kur ka marrë njoftimin për apelin e palës tjetër. 2. Apeli kundërshtues paraqitet dhe njoftohet sipas rregullave të përgjithshme për ankimet. 3. Apeli kundërshtues i prokurorit nuk ka efekt për bashkëtëpandehurin joapelues që nuk ka bërë apel. 4. Apeli kundërshtues e humbet fuqinë në rast mospranimi për shqyrtim të apelit të palës tjetër ose të heqjes dorë prej tij."
auto_awesome PYET ANALISTIN AI