Neni 418
"Heqja dorë nga ankimi 1. Prokurori që ka bërë ankimin mund të heqë dorë prej tij deri në fillimin e shqyrtimit gjyqësor, kurse heqja dorë nga prokurori pranë gjykatës që shqyrton ankimin mund të bëhet deri para fillimit të diskutimit përfundimtar. 2. I pandehuri dhe palët private mund të heqin dorë nga ankimi edhe nëpërmjet mbrojtësit ose përfaqësuesit. 3. Deklarata për heqjen dorë paraqitet në format dhe mënyrat e parashikuara për paraqitjen e ankimit, sipas rastit, në gjykatën që ka dhënë vendimin ose në gjykatën që shqyrton ankimin."