NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 413

"Paraqitja e ankimit 1. Akti i ankimit paraqitet në sekretarinë e gjykatës që ka dhënë vendimin e ankimuar. Sekretari i gjykatës shënon në të ditën kur merr aktin dhe personin që e paraqet, e bashkon me aktet dhe, kur i kërkohet, lëshon vërtetimin e marrjes. 2. Palët private, mbrojtësit dhe përfaqësuesit, mund ta paraqesin aktin e ankimit edhe në sekretarinë e gjykatës së vendit ku ata ndodhen ose pranë një nëpunësi konsullor jashtë shtetit. Në këto raste, akti dërgohet menjëherë në sekretarinë e gjykatës që ka dhënë vendimin. 3. Akti i ankimit mund të dërgohet me postë rekomande në sekretarinë e gjykatës që ka dhënë vendimin. Sekretari i gjykatës shënon në zarf ditën e marrjes dhe e bashkëngjit atë me aktet. Ankimi quhet i bërë në datën e dërgimit të aktit me postë rekomande."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →