NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 397

"Detyrimi i palëve private me shpenzimet procedurale 1. Me vendimin që pranon kërkesën e kthimit të sendit ose të shpërblimit të dëmit, gjykata detyron solidarisht të pandehurin dhe të paditurin civil për pagimin e shpenzimeve procedurale në dobi të paditësit civil, përveçse kur çmon se duhet të vendosë kompensimin tërësor ose të pjesshëm të tyre. 2. Kur rrëzohet kërkesa ose kur i pandehuri deklarohet i pafajshëm, përveç rastit që është i papërgjegjshëm, gjykata detyron paditësin civil me pagimin e shpenzimeve procedurale të bëra nga i pandehuri dhe nga i padituri civil për efekt të padisë civile, por gjithnjë kur nuk ekzistojnë shkaqe për kompensimin tërësor a të pjesshëm. Kur vërtetohet pakujdesia e rëndë, gjykata mund ta detyrojë edhe me shpërblimin e dëmeve të shkaktuara të pandehurit ose të paditurit civil."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →