"Detyrimi i të paditurit civil 1. Në vendimin e dënimit gjykata disponon edhe mbi kërkesën për kthimin e sendit dhe shpërblimin e dëmit, si dhe për mënyrën e likuidimit të detyrimit. 2. Kur pranohet përgjegjësia e të paditurit civil, ai detyrohet solidarisht me të pandehurin për kthimin e sendit dhe shpërblimin e dëmit."