NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 390

"Dënimi i të pandehurit (Ndryshuar pika 2 me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002; ndryshuar fjalë në pikën 1, pika 2 numërohet pika 4 e hequr fjalë dhe shtuar pika 2 e 3 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Kur fajësia e të pandehurit provohet përtej çdo dyshimi të arsyeshëm, gjykata jep vendim dënimi, duke caktuar llojin dhe masën e dënimit. 2. Gjykata nuk mund të bazojë vendimin e fajësisë vetëm mbi deklarimet e bëra nga personi, i cili, me vullnetin e tij, nuk ka pranuar të pyetet nga i pandehuri ose nga mbrojtësi i tij në asnjërën nga fazat e procedimit. 3. Gjykata nuk mund të bazojë vendimin e fajësisë vetëm ose kryesisht në deklarimet e bashkëtëpandehurit, apo dëshmitë e marra nëpër mjet teknikave të veçanta për fshehjen e identitetit të dëshmitarit, sipas nenit 361/b të këtij Kodi. 4. Kur i pandehuri ka kryer disa vepra penale, gjykata cakton dënimin për secilën prej tyre dhe zbaton normat mbi bashkimin e dënimeve."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →