Neni 378-a
"Kërkesa për riçeljen e hetimit gjyqësor (Shtuar me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Pasi i është dhënë fund shqyrtimit gjyqësor nuk mund të merren prova të tjera. 2. Shqyrtimi gjyqësor mund të riçelet me kërkesën e palëve, kur ato kërkojnë marrjen e provave të dala rishtazi, apo të cilat kanë qenë të pamundura të siguroheshin më parë prej tyre. 3. Gjykata pranon kërkesën kur çmon se provat kanë rëndësi për zgjidhjen e çështjes."