Neni 363
"Pyetja e ekspertëve (Shtuar pika 3 me ligjin nr.9276, datë 16.9.2004) 1. Për pyetjen e ekspertëve respektohen dispozitat mbi pyetjen e dëshmitarëve, për aq sa janë të zbatueshme. 2. Eksperti ka të drejtë në çdo rast të konsultohet me dokumentet, shënimet dhe botimet që mund të merren edhe kryesisht. 3. Eksperti mund të pyetet në distancë, duke respektuar rregullat e parashikuara në pikën 7 të nenit 361 të këtij Kodi."