Neni 36-a
"Deklarimet e bashkëpunëtorit të drejtësisë (Shtuar me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Bashkëpunëtori i drejtësisë pyetet në cilësinë e dëshmitarit. Në rast se bën deklarime ose dëshmi të rreme, ai mban përgjegjësi penale sipas ligjit. 2. Thëniet e bashkëpunëtorit të drejtësisë vlerësohen sipas kritereve që përcakton paragrafi 3, i nenit 152, të këtij Kodi."