"Disponimet e gjykatës lidhur me provat 1. Gjykata, pasi dëgjon palët, jep vendim për marrjen e provave. 2. Gjatë shqyrtimit gjyqësor palët mund të bëjnë pretendime lidhur me marrjen e provave. Gjykata mund të revokojë me vendim marrjen e provave që dalin të panevojshme ose të pranojë marrjen e provave që kanë qenë refuzuar."