NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 354

"Kërkesat paraprake (Ndryshuar pika 3 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) 1. Kërkesat që kanë të bëjnë me juridiksionin, kompetencën, me bashkimin ose ndarjen e procedimeve, me legjitimimin e paditësit dhe të të paditurit civil, nuk mund të parashtrohen më vonë në qoftë se nuk janë ngritur menjëherë pas legjitimimit të palëve përveçse kur mundësia për t’i ngritur lind vetëm gjatë shqyrtimit gjyqësor. 2. Për kërkesat paraprake kanë të drejtë të flasin prokurori, viktima akuzuese, i pandehuri ose mbrojtësi i tij dhe nga një përfaqësues për çdo palë private. Nuk lejohet replika. 3. Për kërkesat paraprake gjykata disponon me vendim menjëherë pasi dëgjon palët. Kur e çmon të nevojshme, gjykata mund ta shtyjë vendimmarrjen e saj deri në seancën e ardhshme."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →